FOTO&VIDEO

Vlora e zbrazur në mes të sezonit turistik, shkak çmimet e larta

Mesi i korrikut e gjen Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse jane bosh, ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50% te kapaciteteve.

Për pushuesit shqiptarë në zona të ndryshme çmimet ndryshojnë, por sërish mbeten të shtrenjta.

“Çmimet më duken më ndryshe se nga Tirana, por çadrat i rrisin çmimet përditë. Më vjen keq se edhe pastërtia nuk është në nivelin e duhur, kanë mundësi më shumë të bëjnë, varet dhe nga vetë banorët, por duhet punë më e madhe edhe nga bashkia”, thotë një pushuese.

Për turistët e huaj, çmimet janë të ulëta në krahasim me vendet e tyre, por sërish të larta për Shqipërinë.

“Jam nga Gjermania, hera e tretë që vij në Vlorë. Në krahasim me Gjermaninë, çmimet janë më të ulëta, por nga vjet këtë vit janë më të shtrenjta.

Jam nga Kosova, dje kam ardhur,  kam qenë edhe herë të tjera. Çmimet? Me shtrenjtë, shumë më shtrenjtë”, shprehen ata.

Vetë menaxherët e holeteve konfirmojnë se sezoni është i vakët. Çmimet për një natë shkojnë deri në 350 euro.

“Çmimet vjet kanë variuar nga 120 euro-250 euro, ndërsa këtë vit fillojnë nga 150-350. Nuk mendoj që është arsyeja kryesore rritja e çmimeve, mendoj qe turistët e huaj këtë vit janë shumë herë me të pakët per të mos thënë inekzistent, mungon turizmi elitar”.

Kemi një ndryshim të çmimeve rreth 20- 30% , konkretisht nëse çmimi i një dhome çift shkonte deri në 60 euro sivjet shkon deri në 80 euro. Një dhomë triple shkonte 90 euro sivjet shkon 110 euro. Përsa i përket prenotimeve, vjet në datën 8 korrik nisi fluksi i madh, sivjet jemi duke pritur ende”, sipas tyre.

Për kreun e sektorit hotelier për jugun, Adnand Aliaj prenotimet janë në 50% të pritshmërive. Problematikë mbeten çmimet e larta.

“Duhen parëpak edhe politikat e brendshme për të ruajtur një standard dhe me vendet që kemi afër sepse konkurenca është shumë e fortë duke parë Malin e Zi, Greqinë, mundësia e hapjes për këto shtete tani është e mundshme dhe ndoshta ndikon te çmimet. Presim fundin e korrikut dhe gushtin”, theksoi Aliaj.

Çmimi i shezlongëve nis nga 500 lekë në zonën e Lungomare për të vijuar me 1 mijë deri 2 mijë lekë, duke u zhvendosur gjatë vijës bregdetare.

Rritja e çmimeve duket se po tkurr kohëzgjatjen e sezonit. Pritshmëritë për muajin korrik janë nën mesatare./ Euronews


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

24 orë ago