Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës e cila sot bëri të ditur se ka refuzuar projektin e amerikan të gazit.
Von Cramon ka thënë se ky është një vendim në ruajtje të mjedisit dhe në përputhje me Marrëveshje e Gjelbër Evropiane.
“Vendim shume i mirë. Faleminderit për vendimin më miqësor ndaj mjedisit, i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane”, ka shkruar raportuesja në Twitter.
Very good decision. Thanks for the environmental clearly friendlier decision which is better for our climate, for your citizens and in line with the European Green Deal #EU #EGD #transition #energy #renewables #health https://t.co/qsgPZST6Gl
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) September 30, 2021
Qeveria tha sot se vendimi për të mos vazhduar tutje me këtë projekt erdhi pasi u kërkuan informata shtesë nga MCC-ja, por që MCC-ja u tha se i ka afatet strikte kohore, prandaj edhe erdhi deri mosvazhdimi i këtij projekti.