Pasi thirrjes nga Tirana që shqiptarët dhe maqedonasit duhet ta shikojnë Serbinë si shtëpinë e tyre të dytë, presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç duket se është i gatshëm të mësojë shqip.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev në Tiranë, Vuçiç është ngacmuar nga një gazetar i Maqedonisë së Veriut. Ky i fundit duke i drejtuar pyetjen për çështjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ka thënë se po flet anglisht meqë kështu i drejtuan pyetjet edhe kolegët e tjerë.
Kur e ka marrë fjalën, Vuçic e ka pyetur nëse dëshiron që t’i përgjigjet serbisht apo anglisht, ndërsa gazetari ia ka kthyer në shqip. Vuçiç tha se nuk e di gjuhën por i duhet ta mësojë.
Diskutimi:
Gazetari: Kjo është pyetje për të tre, do preferoja maqedonisht por meqe të gjithë po flasin anglisht atëherë po ua drejtoj pyetjen në anglisht… (vijon me pyetjen pyetjen)
Vuçiç: Doni tju pergjigjem ne aglisht apo serbisht?
Gazetari: Përgjigju në shqip
Vuçiç: Për fat të keq s’e flas dot shqipen do më duhet ta mësoj, më duhet të them se të flasësh për këtë shpejtësi Serbia është 100% mbështetëse për proceset e integrimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë…. (vijon me përgjigjen).
Vuçiç ka theksuar se nisma “Open Balkan” do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, serbë dhe maqedonas.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…