FOTO&VIDEO

Në varrezën masive në Kizhevak ishin hedhur mbi një milion metra kub gurë

Pas më shumë se pesë vjetësh, familjarët e shtatë viktimave dhe dy mbetjeve të tjera mortore që janë ribashkimi i trupave të gjetur në Rudnicë janë kthyer në Kosovë.

Eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu thotë për RTV Dukagjinin se është punuar prej pesë viteve për të identifikuar këto mbetje mortore.

Ai thotë se dyshime ka pasur shumë se edhe në Kizhevak ka mbetje mortore por në fillim të gërmimeve nuk kanë hasur mbetje kockore.

“Meqë Kizhevaku është vend i minierës kishim dyshime se mund të ketë varrezë masive. Mbi atë pjesën ku janë varrosur [fshehur] viktimat janë hedhur mbi një milionë kubik gurë dhe mbeturina”, tha ai.

Gërxhaliu thotë se zbulimi i lokacionit të varrezës masive është bërë i mundur vetëm falë pamjeve satelitore që janë dhënë nga Amerika.

Ai thotë se një periudhë për shkak të dimrit janë ndërprerë kërkimet, por që viktimat janë gjetur pas rifillimit të gërmimeve në pranverë.

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu thotë se në Kizhevak janë kryer gërmimet.

“Është një pjesë mes Rashkës dhe Novi Pazarit që quhet Kozarevë. Atje kemi gërmuar tri herë por tash jemi detyruar të kërkojmë informacione satelitore nga Kryqi i Kuq pasi që dyshohet se edhe aty ka varrezë masive”.

Gërxhaliu thotë se edhe për një tjetër lokacion në Serbi ka dyshime që ka një varrezë masive.

“Edhe ajo është një minierë thëngjilli ky dyshohet për varrezë”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago