POLITIKE

Von Cramon thotë se Macron bëri gabim të madh me Kurtin

Viola Von Cramon gjendet në Prishtinë për vizitë zyrtare.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian në intervistë ekskluzive për Klan Kosova, kundërpërgjigjet direkt ndaj akuzave që vijnë në llogari të saj nga Beogradi.

Ajo akuzohet si lobiste e madhe e Kosovës së pavarur të cilën sipas politikanes gjermane medoemos duhet ta njoh edhe Serbia në rast se do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

”Rregullat janë fortë të qarta dhe presidenti i Serbisë e di këtë. BE-ja e ka bërë të qartë në secilin rreth të bisedimeve të dialogut se pa njohje të ndërsjellë pa finalizimin të këtij procesi për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë nuk do të ketë asnjë të ardhme evropiane. Prandaj ne po punojmë me të dy palët që të ketë kompromis sikur nga presidenti serbe ashtu dhe nga kryeministri i Kosovës”, shprehet von Cramon, përcjell klankosova.tv.

Ndërkohë është një pikë e Ujdisë së parë Kosovë-Serbi nga viti 2013 që në Prishtinë po has në kundërshti.

Kryeministri Albin Kurti e ka bërë të qartë se nuk themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe si i tillë pasi që nuk mund të ketë Institucion një etnik.

Von Cramon e cila të hënën takoi në bisedë të mbyllur shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare thotë se kjo çështje duhet të adresohet me kujdes në kuadër të marrëveshjes finale.

”Në ligjet e Kosovës ekzistojnë dispozita ligjore që ofrojnë një masë autonomie për minoritetet përfshirë atë serb. Do të ishte mirë që të kemi një pasqyrë se çka ka në këto ligje dhe pastaj të flasim se si të shkohet para me procesin. Sigurimi i këtij informacioni do të ishte shumë i rëndësishëm të paktën për mua në Parlamentin e Evropës”.

Raportuesja në Parlamentin e Unionit i cili disa herë ka votuar liberalizimin e vizave për kosovarët akuzon Francën se po mban peng vendimin final që e merr Këshilli evropian.

”Franca luan lojë të brendshme, kështu ajo po instrumentalizon e mban peng qytetarët e Kosovës”

Von Cramon nuk pajton assesi as me presidentin Emmanuel Macron.

Sipas rrëfimit të shefit të Qeverisë, kur takoi kryetarin e Francës ai e pyeti mes tjerash se çka është në gjendje të japë Kosova në këmbim të marrjes së njohjes nga Serbia.

”Unë shpresoj që Macron do të mund ti jepte dicka Kosovës në vend që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës ti ofrojë diçka BE-së”.

Ndryshe në çështjet e kompromiseve në dialog me Serbinë Cramon shpreson që publiku kosovar do i jap mbështetje qeverisë aktuale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago