POLITIKE

Von Cramon thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar

Von Cramon ka treguar se brenda LDK-së ka forca të arsyeshme dhe mençura.

Ka përmendur kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, por e cila sipas saj, është mënjanuar gjatë javëve të fundit.

“Dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte, për shkak se shumë të rinj, brezi i ri ka votuar për të për të dhënë shpresë, për t’i dhënë këtij shteti një të ardhme më të mirë. Për ta tejkaluar brezin e vjetër, strukturat e korruptuara. Dhe tash, ashtu duket, të vjetrit e morën kontrollin, e shtynë atë mënjanë, dhe bënë çfarë deshën. Kjo mua më duket si një grusht shtet se përse do të duhej njerëzit të dilnin sërish në zgjedhje kur lëvizje si kjo janë të mundura, duke e injoruar thjesht vullnetin e votuesit”, u shpreh raportuesja e Parlamentit Evropian, von Cramon në intervistën dhënë në emisionin “Desku”.

“Ka mungesë kredibiliteti te klasa politike në përgjithësi dhe kjo për mua, si politikane, që kërkon forcimin e institucioneve demokratike jo vetëm në Kosovë por në përgjithësi, ky është problem i madh”.

Diplomatja gjermane u shpreh se Kosova ka kohë që ka përmbushur kriteret teknike dhe se liberalizimi i vizave për kosovarët është vonuar.

Ajo shpresonte që gjatë vizitës që Kurti duhej ta bënte në Gjermani, e që nuk ndodhi shkaku i pandemisë së koronavirusit, të merrte sinjale pozitive.

Gjermania do të jetë kryesuese e radhës e BE-së nga mesi i vitit.

“Z. Kurti kishte për ta vizituar znj. Merkel të hënën e shkuar. Për fat të keq për shkak të krizës, kjo nuk qe e mundur. Shumë shpresoja ase gjatë kësaj vizite do të merreshin sinjalet e para se kurrë do të mundte Kosova, më në fund, ta arrinte pikën ku Berlini dhe të gjithë anëtarët e tjerë të BE-së do ta jepnin dritën e gjelbër. Për shkak se Kosova, dhe këtë krejt e dinë i ka përmbushur krejt kriteret teknike kurse heqja e regjimit të vizave është vonuar shumë. Ne në Parlamentin Evropian kemi

votuar, Komisioni Evropian e ka dhënë dritën e gjelbër, dhe është punë e Këshillit tash. Natyrisht se nisja e kryesimit të BE-së nga Gjermania me 1 korrik do të ishte ideale për t’ia nisur me këtë liri dhe qasje për në BE. Tash me krizën në Kosovë dhe me krizën Korona, të gjitha mbesin të paqarta. Nuk mund të prognozoj se si do të shkojë, porse unë do të luftoj për liberalizimin e vizave sa më shpejt që të mundem dhe me gjitha mundësitë që i kam”, tha tutje ajo.

Sipas saj, njerëzit në Kosovë nuk kanë pse vuajnë për shkak se e kanë qeverisjen e dobët, e cila mund të vazhdojë për një kohë porse populli, qytetarët e meritojnë regjimin pa viza sikurse krejt shtetet në Ballkanin Perëndimor.

“Kështu mendoj, dhe kështu kam menduar përherë”, tha ajo.

Ajo është e lumtur që në Kosovë ka një brez të ri që është i gatshëm të luftojë korrupsionin.

“Shtylla tjetër e madhe është lufta kundër korrupsionit; lufta kundër kapjes së shtetit; lufta ndaj nepotizmit; lufta kundër vjedhjes së parave të buxhetit. Kjo është shtyllë e madhe që shpresoj se nuk do të bjerë nën tavolinë kur qeveria e re të krijohet, me shpresë shpejt”, tha ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

24 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago