Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell janë rrugë për në Kiev.
Vod der Leyen posoti një fotografi në llogarinë e saj në Tëitter, duke ecur skaj një treni së bashku me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, i cili iu bashkua vizitës.
Shefi i Komisionit Evropian do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “dikur” të premten, sipas zëdhënësit presidencial ukrainas Sergei Nikiforov, duke mos e bërë të ditur orën e saktë për shkaqe sigurie
Vizita vjen pasi BE-ja miratoi paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë të enjten në mbrëmje, duke vendosur një ndalim importi për qymyrin rus.
Kujtojmë se vizitë kufirit Poloni – Ukrainë, i ka bërë edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Osmani këtë vizitë e bëri me homologët e tij të Polonisë, Zbignjev Rau, atë të Ukrainës Dimitro Kuleba dhe ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, An Linde.