Vrasësi i 18 vjeçares ishte recidivist

Dardan Krivaqa vazhdon të mbetet ende në arrati.

https://www.youtube.com/watch?v=PKJkJIheGxE&ab_channel=KlanKosova

I njëjti po dyshohet se sulmoi fizikisht deri në vdekje Marigona Osmanin, një ditë më parë.

Vdekjen e Osmanit e konfirmuan në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ndërsa, Policia e Kosovës e ka shpallur 29 vjeçarin në kërkim.

Krahas Krivaqës, edhe me të ishte edhe Arlind Sejdiu. I njëtjti, tashmë është arrestuar nga forcat e rendit. Kjo dyshe, edhe më parë kanë pasur vepra penale tek organet ligj zbaturse.

Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, thanë se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 18 vjeçares. Tek familja e saj, tashmë kanë hapur të pamet.

Megjithatë, prindi i Marigonës nuk pranoi të flas para kamerës si shkak i ndjeshmërisë së rastit. Por, ai konfirmoi se vajza e tij ka kohë që bashkëjetonte me tashmë të dyshuarin Krivaqa, ndërsa prej dy muajve edhe ishin të martua