FOTO&VIDEO

VIDEO/ Rishfaqet i “tmerrshmi” Mihal Kokëdhima, ulërima dhe sharje ndaj pushuesve

Mihal Kokëdhima bashkë me sjelljen dhe ulërimat e tij janë shfaqur sërish në plazhin e Porto Palermos në Himarë. Sipas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, Mihali i është sulur një grupi pushuesish që po qendronin në vendin ku kishte restorantin e prishur duke iu ulëritur me të madhe.

Mihal Kokëdhima i kërkon llogari pushuesve se përse kanë hyrë aty pa leje, ndërsa kur ata i thonë se është plazh publik, ai iu kujton se shezlonget dhe çadrat prej kashte janë të tijat.


Pushuesit i ofrojnë Mihalit edhe të paguajnë nëse ai mendon se i kanë shkaktuar probleme, por ai nuk pranon as paratë duke kërkuar vetëm largimin nga gjiri që kanë ‘zaptuar’.

Dy vjet më parë, Mihal Kokëdhima terrorizoi një grup pushuesish nga Spanja duke iu varur në makinë për disa kilometra pasi ata ishin larguar të pakënaqur nga restoranti i tij “Panorma”.

Ai nuk mbante menu në atë restorant duke e vendosur çmimin e peshkut sipas “kokës” së pushuesit, gjë e cila nuk i eci me spanjollët duke bërë që pas atij skandali INUK-u t’i prishte edhe restorantin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

17 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

48 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago