Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, dënohen përjetë Ardian e Florenc Çapja

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardian dhe Florenc Çapjen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe të atit të tij, Nezirit në vitin 2012 në Elbasan.

Po ashtu, me burgim të përjetshëm është dënuar edhe Olsi Leku. Kurse për Ervis Bardhin, bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë proces, gjykata dha 15 vite burg.

Kujtojmë se Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit të vitit 2021, ndërsa vrasja e babë e bir ndodhi në gusht të vitit 2012.

Ndërkohë Florenca Çapja është ende në kërkim pasi akuzohet si porositës i vrasjes së dy personave, babë e bir. Vuajtja e dënimit për të do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.