Një çift nga Maqedonia e Veriut ka kaluar keq në vendkalimin kufitar të Preshevës, pasi që doganierët serb i kanë konfiskuar mbi 60 mijë euro.
Gjatë daljes nga pika kufitare Preshevë, makina e tipit “Mercedes” me targa gjermane, me të cilin po udhëtonte çifti është ndaluar për kontroll të detajuar nga autoritetet doganore.
Edhe pse kishin deklaruar se nuk kanë asgjë me vete, përveç gjërave të tyre personal, te ata u gjetën 60,000 euro të padeklaruara.
Së pari, 12,000 euro u gjetën në xhepin e pantallonave të burrit 61-vjeçar, dhe më pas gjatë kontrollit të gjërave personale të gruas së tij 61-vjeçare, janë gjetur edhe 39,000 euro të tjera dhe më pas në bagazhin e saj edhe 9.000 euro të tjera.
Shuma e lejuar prej nga 10,000 eurosh secilit iu është kthye, ndërsa 40,000 euro të tjera janë ndaluar deri në fund të procedurës për kundërvajtje para gjykatës.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…