Turqia dhe Rusia kanë reaguar menjëherë pas vrasjes së liderit të lartë politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra së bashku me truprojën e tij në rezidencën e tij në Teheran.
Sulmi ndodhi pasi Haniyeh mori pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masoud. Të dyja këto vende e quajnë vrasjen e liderit si të papranueshme dhe si të neveritshme.
Reagimi i parë i Turqisë për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniya erdhi nga ministria e jashtme e vendit.
“Dënojmë vrasjen e neveritshme të Haniya në Teheran”, thuhet fillimisht në njoftimin e Ministrisë së Jashtme turke.
“Është zbuluar edhe një herë se qeveria Netanyahu nuk ka ndërmend të arrijë paqen. Ky sulm synon të përhapë luftën në Gaza në rajon. Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për të ndaluar Izraelin, rajoni ynë do të përballet me konflikte shumë më të mëdha”, shtoi ministria turke.
Ndërsa Rusia sot e dënoi vrasjen e Haniya dhe e konsideroi atë si një vrasje e papranueshme politike.
“Është një vrasje politike absolutisht e papranueshme dhe kjo do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…