Tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajn do të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj.
Ky ishte vendimi që mori këtë të hënë Gjykata Themelore e Prishtinës për bashkëshortin e Liridonës Naim Murselin dhe Kushtrim Kokallën e Granit Plavën.
Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar bashkëpunëtorja profesionale nga zyra e kryetares së kësaj gjykate, Medina Gashi.
“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet nga zyra e shtypit të Gjykatës.
Murselit, Kokallës e Plavës, fillimisht Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, u kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, vendim të cilin e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në datën 29 nëntor 2023, ku organizator i kësaj masakre ishte bashkëshorti i Liridonës Naim Murseli. Viktima u ekzekutua me plumba brenda makinës, ku ishte me Naimin dhe dy fëmijët e saj, ndërsa të gjithë skemën Naim Murseli e ndërtoi si grabitje.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…