Mujë Ademaj, xhaxhai i së ndjerës, Liridona Murseli, e cila është vrarë të mërkurën në Prishtinë ka folur sot për mediet, ndërsa ka njoftuar se kanë hapur të pame.
Ademaj ka deklaruar se më herët s’kanë pasur ndonjë informatë që çifti mund të kishin probleme mes vete.
Kujtojmë se Prokuroria ka konfirmuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për këtë rast, ku njëri nga ta është Naim Murseli, bashkëshorti i së ndjerës dhe Granit Plava, i dyshuar që ka kryer vrasjen.
Murseli është arrestuar në dyshimin se ka paguar Plavën për vrasjen e bashkëshortes.
Lidhur me vrasjen e Liridonës, është arrestuar edhe Kushtrim Kokalla, që raportohet të jetë nipi i Naim Murselit. Ai e ka mohuar të ketë lidhje me rastin.