Loni, qethësi i deleve i cili e bën këtë punë prej 30 vitesh tashmë, shprehet se në Greqi ku punon prej kohësh paguhet 3 euro për 1 kokë.
Ai thotë në emisionin ‘Real People’ në Euronews Albania se bashkë me 2 kolegët e tij atje, mund të qethë deri në 300 dele për 6 orë.
Gjithsesi, ai tashmë gjendet në Shqipëri për të ndihmuar falas disa të njohurit e tij që kanë dhën.
“Jam 44 vjeç, kam qethur që në Lavda. Në Greqi kam qethur kope të mëdha, në Shqipëri 10-15-20 kokë. Në Greqi qeth me shokë, 60 mijë kokë. Kam dy shokë nga Rrajca nga Librazhdi që qeth.
300-400 kokë unë i qeth… Merrem edhe me çati, me çfarë pune të dali. Gërshërën e kam zanat që i vogël. Ka tym delja, ka pluhur. Do kolpo ta mbash delen, se nuk qëndron.
Këtu janë 300 kokë, po të kisha shokët e mi në Greqi, në orën 2-3 3 veta ne i mbaronim. Për 6-7 orë 300 dele vetëm. 3 euro kokën. 900 euro merrja unë tani me shokët e mi për të qethur”, tha Loni.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…