LAJME

Vrasja e Liridonës/ Gazetari: Në gjykatë ka patur një përlasje mes autorit dhe Naim Murselit

Arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli mbeten ende të paqarta. Për emisionin “Opinion”, gazetari Besian Beha tha se autoritetet në Kosovë po hetojnë në disa pista dhe se deri më tani ende nuk ka një pistë konkrete.

Sipas tij, fillimisht ka qenë përfitimi nga sigurimi jetësor që Liridona kishte në Suedi, një lidhje jashtëmartesore homoseksuale Naim Murselit apo përfshirja e këtij të fundit në veprimtari të jashtëligjshme për të cilën gruaja e tij mund të ishte në dijeni.

Beha thekson se kamerat e sigurisë kanë vërtetuar se vrasësi ka qenë edhe në restorantin ku ka darkuar çifti dhe më pas ka vrarë gruan siç ishte dakordsuar me Naim Murselin.

Gazetari tregon gjithashtu se në seancën gjyqësore dëgjimore ka patur një përplasje mes autorëve të krimit dhe Naim Murselit.

“Për momentin duket që nuk është një rrugë që të çon te e vërteta, sigurimi jetësor. E dyta ka të bëjë me një lidhje jashtëmartesore e Naim Murselit. Por duhet të kemi kujdes në deklarata. Është përmendura si mundësi, por deri më tani nuk ka diçka konkrete. Po ashtu lidhet me një kërkesë për divorcin e cila fillimisht u mohua. Në vitin 2019 kamë kërkuar divorcin në Suedi, pro më pas nuk janë paraqitur në gjykatë dhe kjo çështje u pushua. Që në natën e parë autoritete kanë patur dyshime se ai qëndron mbrapa vrasjes. Më pas kanë verifikuar kamerat dhe xhirimet e kamerave dhe komunikime e tij dhe për të parë se cila ishte rruga që do të ndiqte. Në rrugën që ka ndodhur krimi është një kamur që ka filuam makinën e autorëve dhe e njëjta makinë është filmuar nga kamerat e restorantit ku ka darkuar Liridona me Naimin. Kjo tregon se autori ka qenë një tavolinë tjetër dhe më pas ka lëvizur për të kryer krimin siç ishte p[ajtuar me Naimin. Ky është një plan që mund te këtë një javë apo muaj që është planifikuar. Asnjë nga të dyshuarit nuk ka pranuar të flas lidhje me krimin. Në seancën dëgjimore e parë ka patur një përplasje mes Naimit dhe Plavës. Naimi ka thënë se është kthyer për të ndihmuar gruan, ndërsa Plava i ka thënë se ngrihu njëherë, fol njëherë. Po heton nëse lidhet me ndonjë veprimtari ilegale që gruaja mund të ketë qenë në dijeni”,-tha Besian Beha, gazetar në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

7 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

12 orë ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

16 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

16 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

17 orë ago