Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, reagoi për vrasjen e oficerit të Policisë së Lezhës Saimir Hoxha paraditen e kësaj të martës, ndërkohë që vijon operacioni për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes.
“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë”, tha Çuçi në një postim në Twitter.
Policia vijon punën për kapjen e 21-vjeçarit Aldo Rama, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.