LAJME

Ky është i burgosuri që u zhduk nga Spitali i Gjilanit, dyshohet se ka ikur jashtë vendit

Arrestimi, shoqërimi dhe sigurimi i personave të dyshuar apo atyre të dënuar për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, për t’ua pamundësuar ikjen. Raste të tilla nuk janë edhe të rralla për Policinë e Shërbimin Korrektues të Kosovës. Shpeshherë ka ndodhur që të burgosurit të ikin para syve të tyre, siç ka ndodhur me rastin e fundit në Gjilan.

Një i dënuar që u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal atje arriti të ikë dhe për këtë pasoi pezullimi i dy zyrtarëve të SHKK-së.

Por kush është i burgosuri që u zhduk dhe dyshohet se u largua nga Kosova?

Gazeta Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Muhamet Gashin, 40-vjeçar, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Gjilan, e cila ndodhet në fshatin Pasjak. Gashi ishte dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale “Kanosje”, pasi Gjykata e kishte shpallur fajtor lidhur me një rast të mëhershëm për të cilin akuzohej.

Gjatë kohës sa gjendej në burg, atij dyshohet se i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, për çka ishte dërguar për trajtim mjekësor në Repartin e Psikiatrisë, në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Qëndrimi në spital siç duket ishte një mundësi e Gashit për t’i shpëtuar vuajtjes së dënimit, duke e planifikuar në detaje ikjen, që edhe e jetësoi mbrëmjen e së shtunës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Gashi ka arritur që të zhduket përmes dritares së tualetit në repartin ku po trajtohej, pa u vërejtur nga dy zyrtarët korrektues, që ishin caktuar për ta mbikëqyrur të dënuarin.

Nga aty, ai dyshohet se ia ka mbathur në drejtim të panjohur, teksa tash, sipas informacioneve që ka Sinjali, Gashi e ka njoftuar familjen e tij se ndodhet diku në Evropë.

Akoma nuk dihet se si Muhamet Gashi ka arritur ta kalojë kufirin dhe nuk ka rënë në prangat e Policisë, përkundër që prej asaj dite, Policia është njoftuar dhe janë urdhëruar të gjitha patrullat që të vihen në lëvizje për kapjen e tij.

Por ky nuk është rasti i vetëm, kur Gashi ia mësyu arratisjes nga përballja me

Sinjali mëson se edhe në vitin 2019, në fillim të muajit janar, në ditën kur po mbahej seanca dëgjimore ndaj tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Gashi kishte ikur nga salla, pasi fillimisht u bë gjoja se ishte alivanosur.

Por, përkundër tentativave, zyrtarët policorë e kanë kapur dhe i njëjti nuk ia arriti qëllimit.

Ndryshe, deri më tash nuk ka pasur njoftim nga Policia se kanë rënë në gjurmët e tij, teksa nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë njoftuar vetëm se kanë nisur hetimet ndaj dy zyrtarëve që e kanë mbikëqyrur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago