Vrasja e policit/ Gjendet makina e autorit, raportohet se i riu qëlloi ndaj helikopterit të forcave speciale

Makina që dyshohet se është përdorur nga autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha në Ishull-Lezhë këtë të Martë, është gjetur nga blutë.

Ndërkaq, raportohet se forcat speciale të policisë që po zhvillojnë aksionin për kapjen e Aldi Ramës, e kanë lokalizuar 21-vjeçarin, në një zonë të pyllëzuar në Kune.

Po sipas raportimeve mediatike të pakonfirmuara zyrtarisht nga policia, ai ka qëlluar drejt helikopterit të forcave speciale.

Ndërkaq, vijon aksioni për kapjen e 21-vjeçarit.