Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin, këtë të mërkurë.
“I tronditur nga ngjarja e sotme në Shëngjin, ku mbeti i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i Këshillit Bashkiak. Një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publike në qytetin tonë.”
Ndreu bëri thirrje për zbardhje të ngjarjes. “Kërkoj me forcë nga organet e rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen për të vënë përballë ligjit autorët e kësaj ngjarjeje të shëmtuar! Shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe të afërmeve për këtë humbje kaq tragjike”.
Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri brenda ambienteve të lokalit të tij, pranë portit të Shëngjinit, paraditen e së mërkurës.