LAJME

“Vrasje nga pakujdesia”, motra e viktimës në Pogradec: Egli u vra sërish. Familjari: Autorët njihen si gjobëvënës

Vendimi i Gjykatës së Korçës për të lënë në burg Denis Meçen si autor të vrasjes së Egli Progës për “vrasje nga pakujdesia” për të motrën e viktimës është një drejtësi e munguar. Pas vendimit të gjykatës, e motra e Egli Progës, Jonida Proga tha se autori dhe tre bashkëpunëtorët e tij duhet të dënoheshin për vrasje dhe se ata janë një kontingjent i njohur në Pogradec.

“Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje? Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë. Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është. Duke njohur kontingjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushte një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja”, u shpreh e motra e viktimës.

Ndërsa i afërmi i viktimës tha se autori dhe 3 bashkëpunëtorët e tij njihen si gjobëvënës në qytetin e Pogradecit.

“Gjithçka pritet nga këta kriminelë. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobëvënie, jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di çtë them. Këta janë kriminelë të gjithë në bashkëpunim”, tha i afërmi.

Gjykata e Korçës vendosi më 13 gusht masën arrest me burg për Denis Meçen, autorin e vrasjes së 42-vjeçarit në Pogradec Egli Progës për “vrasje nga pakujdesia”. Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për 40-vjeçarin Voltan Shulku, 55-vjeçarin Arian Manellari dhe 47-vjeçarin Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi

Vrasja e Progës ndodhi pasditen e 11 gushtit, dhe fillimisht u raportua si aksident ku Egli Porga pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme alkooli ka rënë në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Por më pas u arrit të zbardhej e vërteta.

Për motive të dobëta shtetasi Denis Meçe dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është ndeshur fizikisht me shtetasin Egli Porga i cili gjatë përleshjes fizike është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

39 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago