Një 23-vjeçar është arrestuar të shtunën nga policia, pasi dyshohet se vrau babain një ditë më parë në Selenicë.
Sipas policisë, Mato Gllucaj e kreu vrasjen duke vendosur lëndë eksplozive në sobën me gaz.
Dyshohet se vrasjen, Gllucaj e ka kryer për shkak të dhunës së vazhdueshme nga babai.
Por gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjetën 1 pushkë, fishekë, thika dhe dy radio si të policisë. Po ashtu iu gjetën 25 granata, 37 kallëpe tritol me peshë rreth 15 kg dhe mekanizmi elektrik me të cilin realizoi shpërthimin.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…