FOTO&VIDEO

Vrau gruan dhe sajoi grabitjen, psikiatri grek: Kafshë dhe naiv, mendoi se kreu krim të pazbulueshëm

Psikiatri grek Dimitris Souras e ka përshkruar Babis Anagnostopulos, pilotin që i mori jetën bashkëshortes së tij britanike, një antagonist naiv që besoi se kreu një krim të pazbulueshëm.

“Ai është një antagonist…arriti të kryente ato veprime pa emocion apo pendesë, një personalitet i lindur për krim. U tregua naiv dhe besoi se kishte kryer një krim të pazbulueshëm.”

Drejtorit i Klinikës Psikiatrike të spitalit Metropolitan tha se ai po luante një rol të qelbur, është kafshë, me gjithë respektin që kam për kafshët.

Psikiatri theksoi gjithashtu se nuk kemi të bëjmë me një krim të çastit, apo një “errje sysh” të momentit. Nëse ky do të ishte raste, sipas tij, Anagnostopulos do të ishte rrëfyer prej kohësh.

“Nëse ky do të ishte një krim i momentit, autori do të pendohej menjëherë, do të bërtiste, do të kërkonte ndihmë, do të thërriste policinë. Ai e mbyti qenin për të pasur një alibi më shumë ”.

I pyetur nëse mendon se 32-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor, Souras e hodhi poshtë si mundësi.

“Të sëmurët mendorë nuk kanë aftësi të organizojnë asgjë, ata vrasin në irracionalitetin e tyre.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

42 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago