Ka marrë fund arratia e 41-vjeçarit, Bujar Fandaj, nga Kosova i cili ishte shpallur në kërkim përvrasjen e gruas së tij në Itali, Vanessa Ballan. Ai është arrestuar mbrëmjen e kaluar nga karabinierët.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në provincën e Trevisos, ku e reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Partneri i 27-vjeçares ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.
Sipas mediave, viktima e kishte denoncuar 41 vjeçarin shqiptar për përndjekje në muajin Tetor. Ka qenë një i afërm i viktimës që ka përmendur emrin e shqiptarit si një i dyshuar i mundshëm.
Çifti ishin bashkë prej 11 vitesh dhe kishin një fëmijë. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.