Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media folur për rritjen e çmimit të naftës gjatë ditëve të fundit në Kosovë.
Kurti ka thënë se heqja e akcizës nuk i ndihmon qytetarëve, por rrit fitimet e tregtarëve duke marrë këtu shembull rastin e Gjermanisë.
“Rasti i Gjermanisë ka treguar se heqja e akcizës nuk i ndihmon qytetarëve por rrit fitimin e tregtarëve.
Të gjitha këto janë në fokus të qeverisë dhe fillimisht do ta marrim një udhëzim administrativ që është përpiluar dhe do të bëjnë çfarë dimë e mundemi të mbrojmë konsumatorët, nuk besoj që duke hequr akcizën e Tvsh-së nuk mund ta gjejmë rrugën e duhur përpara”, u shpreh Kurti në një konferencë për media.
Në disa pika në karburanteve një litër naftë dje është shitur për 1 euro e 90 cent.
Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit, shkruan Reporteri.
Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.
Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…