FOTO&VIDEO

Vrau të shoqen në gjumë në shtëpinë e tyre, familjarët e viktimës sulmojnë shqiptarin, dëshmia tronditëse

Florand Shehu, shqiptari që vrau gruan e tij pak ditë më parë në banesën e tyre në Greqi, është sulmuar nga të afërmit e viktimës teksa shoqërohej nga uniformat blu për në gjykatë.

Mediat greke bëjnë me dije se ai u qëllua nga të afërmit e saj ndërsa policia ndërhyri duke shoqëruar autorin ndërsa ka ndaluar disa nga të afërmit e viktimës.

Autori ka deklaruar para policisë se e ka vrarë të shoqen teksa ajo e fundit ndodhej në gjumë. Ai është shprehur se gruaja u përpoq të rezistonte por ai e shtyu me forcë derisa u mori jetën.

“Ajo ishte duke fjetur me shpinë dhe unë nxitova duke mëshuar mbi të. I vura majën e një thike në qafë dhe më pas i mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. I mbylla gojën me të dyja duart që ajo të mos bërtiste. Kur ajo ndaloi së bërtituri e qëllova”, ka deklaruar ai.

Tronditës është fakti që ai ka deklaruar në polici se e shoqja ishte mbyllur shpesh herë në dhomat e shtëpisë duke kyçur derën me çelës pasi kishte frikë prej tij. Një person i tretë i tha policisë se ai kishte marrë të gjithë çelësat e dhomave në mënyrë që ajo të mos izolohej prej tij.

Në mënyrë gjakftohtë ai tha para policisë “Dera ishte e hapur, pasi kisha fshehur çelësat nga dyert në mënyrë që ajo të mos mbyllej përsëri”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

38 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago