Nëntë palestinezë, përfshirë një grua e moshuar, janë vrarë në një bastisje ushtarake të Izraelit në Bregun Perëndimor, kanë thënë zyrtarët palestinezë, raporton BBC.
Nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës është thënë se situata është “kritike” në Jenin, ku ka shumë njerëz të lënduar dhe ambulancat nuk po mund të arrijnë te ata.
Reparti i pediatrisë në një spital lokal është goditur nga një gaz lotsjellës izraelit, është thënë nga autoritetet palestineze.
شاهد| تواصل الاشتباكات بين المقاومين وقوات الاحتلال في مخيم جنين. pic.twitter.com/PmUyv4KqPv
— وكالة شهاب للأنباء (@ShehabAgency) January 26, 2023
Ushtria e Izraelit ka publikuar pak detaje për aksionin, por mediat izraelite kanë thënë se ishte “aksion për të penguar një sulm të madh nga militantët palestinezë”.
Grupet militante palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik kanë thënë se po luftojnë me forcat izraelite në këtë zonë, ku ka pasur bastisje të vazhdueshme nga Izraeli.
Tensionet janë rritur kohëve të fundit në Bregun Perëndimor.
Të paktën 29 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor këtë vit, përfshirë militantë e civilë.
Vitin e kaluar, më tepër se 150 palestinezë u vranë, thuajse të gjithë nga forcat izraelite, ndërsa një seri sulmesh palestineze që synonin Izraelin si dhe të shtëna nga militantët në drejtim të trupave izraelite, kanë vrarë mbi 30 izraelitë, përfshirë këtu civilë, policë e ushtarë.