Vritet me armë zjarri në fshatin Pllanë babai i Roan Brahimit, armikut të Ervis Martinajt dhe financues i dyshuar i vrasjes së Gentjan Bejtjes

Është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë, babai i Roan Brahimit, të ekzekutuar më 9 maj 2024 në Virona të Athinës.

64-vjeçari, i identifikuar si Gjovalin Prendi, u eliminua në lokalin e tij nga persona ende të paidentifikuar, ku i është bërë atentat edhe në vitin 2020. Ai ndërroi jetë gjatë transportimit në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Kush është Roan Brahimi?

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë kur u qëllua për vdekje me armë brenda automjetit të tij.

Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur pa gjurmë që prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak dhe fati i të cilit nuk dihet ende. Mbreti i Kumarit. Roan Brahimi dyshohet të jetë vrasësi i Brilant Martinajt, kushëririt të Ervis Martinajt.

Po ashtu, Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës.