Është vrarë këngëtari turk, Onur Sener, pasi refuzoi të këndonte një këngë që iu kërkua nga disa persona.
Këngëtari i cili po këndonte në një lokal, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, është vrarë nga tre persona, me të cilët ka pasur një konflikt verbal. Sener u godit me shishe qelqi, ku ka mbetur i lënduar rëndë nga copat e xhamit në fyt. Përkundër ndërhyrjeve mjekësore ai ka ndërruar jetë në spital, shkruan Hurriyetdailynews, transmeton KlanKosova.tv.
Deri te konflikti erdhi atëherë kur viktima refuzoi të këndonte këngën që iu kërkua nga grupi me arsyetimin se nuk e dinte.
Në përleshje u përfshinë edhe stafi i lokalit dhe klientët.
Ekipet e Departamentit të Policisë së Ankarasë kanë arrestuar tre të dyshuar të lidhur me incidentin.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…