Ukraina thotë se qyteti jugor i Mykolaiv pësoi bombardime “masive” ruse gjatë natës.
Një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës, Oleksiy Vadatursky dhe gruaja e tij Raisa u vranë, tha guvernatori.
Themeluesi dhe pronari i një prej kompanive më të mëdha bujqësore ukrainase Nibulon, Oleksiy Vadatursky dhe gruaja e tij u vranë në një sulm rus në rajonin e Mykolaiv, tha të dielën guvernatori lokal Vitaliy Kim, raporton Reuters.
Guvernatori tha në Telegram se çifti u vra në shtëpinë e tyre në qytetin e Mykolaiv, i cili u granatua gjatë natës dhe të dielën në mëngjes.
Nibulon, e cila ka selinë në Mykolaiv, është e specializuar në prodhimin dhe eksportin e grurit, elbit dhe misrit, dhe ka flotën dhe kantierin e vet.