POLITIKE

Reuters zbulon gënjeshtrën e Rusisë që po mundohet ta krahasojë luftën e Kosovës me atë të Ukrainës

Një fotografi e vitit 2003 e Bagdadit që digjet pas një sulmi me raketë është shpërndarë në një postim në Twitter nga llogaria e Misionit Rus në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Por, teksti i referohej ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në krizën e Kosovës në vitin 1999.

Llogaria e verifikuar shpërndau imazhin më 24 mars së bashku me tekstin ku lexohej: “Më 24 mars 1999 NATO-ja e udhëhequr nga SHBA filloi aktin e saj të agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar kundër Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë që zgjati 78 ditë”.

Ndërsa një ekip i Kontrollit të Fakteve në agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë.

Sipas tyre, fotografia e përdorur mund të shihet në imazhet e Getty me mbishkrimin, “Zjarret digjen brenda dhe rreth Këshillit të Ministrave të Saddam Husseinit gjatë valës së parë të sulmeve në fazën “tronditje dhe frikë” të “Operacionit Liria e Irakut” më 21 mars, 2003 në Bagdad, Irak”.

Propaganda ruse me fotografi të rreme – të përshkruara si të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë – është intensifikuar që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë.

Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe nga Shtetet e Bashkuara filloi në vitin 1999 dhe kishte për qëllim ndalimin e vrasjes dhe dëbimit të civilëve shqiptarë etnikë në Kosovë nga trupat e presidentit të ndjerë nacionalist Slobodan Millosheviç.

NATO filloi bombardimet më 24 mars dhe vazhdoi agresionin e saj për 78 ditë derisa Millosheviqi ra dakord të tërhiqte forcat e tij nga Kosova dhe t’i jepte fund vrasjes së civilëve shqiptarë në një luftë kundër kryengritjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago