KRYESORE

“Vuçiç gati të sulmojë Kosovën!”, ekspertët botërorë kundër armatosjes perëndimore të Serbisë me avionët ‘Rafal’

Blerja nga Serbia e 12 avionëve ushtarakë francezë Rafal, mund të nxisin Aleksandër Vuçiç të sulmojë Kosovën. Kështu citon prestigjiozja Associated Press në një artikull të saj, marrë shkas nga takimi zyrtar midis Vuçiç dhe Macron në Paris.

Blerja e avionëve luftarak francez sipas Associated Press përbën një zhvillim të ri, pasi Serbia paraqet një ndryshim kursi në strategjinë e blerjes së armëve, duke devijuar nga aleati i saj tradicional, Rusia.

“Kritikët e Perëndimit për armatosjen e Serbisë thonë se shitja e avionëve të sofistikuar francezë mund ta nxisin Aleksandër Vuçiç që të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovën fqinje, një ish-krahinë serbe që shpalli pavarësinë në vitin 2008, por të cilën Serbia nuk e njeh. Udhëheqësi populist serb ka bërë disa kërcënime të tilla indirekte gjatë muajve të fundit”.

Për konkretizimin e marrëveshjes për blerjen e avionëve Rafal, Presidenti Aleksandar Vuçiç zhvilloi takim me zyrtarë francezë të mbrojtjes duke përfshirë edhe firmën prodhueses të avionëve luftark ‘Rafal’.

Kontratat, ka bërë të ditur Vuçiç, do të nënshkruhen në dy muajt e ardhshëm. Mediat pro qeveritare në Serbi flasin për një marrëveshje prej 3.2 miliardë dollarësh.

Gjatë takimit të së hënës, Vuçiç iu ankua Macronit për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Europës, dhe tha se pala tjetër nuk kishte respektuar asnjë prej pikave të marrëveshjes së Ohrit.

Macron nga ana e tij shprehu mbështetjen për integrimin e Serbisë, por e vuri theksin tek nevoja e ndëshkimit të autorëve të Banjskës dhe përshtatja e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I vranë bashkëshorten dhe një fëmijë, por Mojtaba Khamenei është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Misteri rreth vdekjes së komandantit famëkeq të grupit Basij që urrehet nga të gjithë iranianët

“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…

2 orë ago
  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

14 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

19 orë ago