Vuçiç sfidon Kurtin me paisje ushtarake. Vetëm pak ditë pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shfaq para dronëve turk Bajraktar, presidenti serb Aleksandër Vuçiç zgjodhi të pozonte në një demostrim me dronët kinez.
Presidenti serb pa nga afër demostrimet e fazës përfundimtare të stërvitjes së pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë me armë dhe pajisje të reja ushtarake. Ai u shoqeruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç.
“Një numër i madh i anëtarëve tanë nuk kanë pasur kontakt me pajisje të tilla. Sot u pa se sa përforcim është për Forcat e Armatosura të Serbisë kur kemi drone, sidomos ato kineze që godasin objektivin me një saktësi të pabesueshme. Ne do të vazhdojmë të investojmë në prodhimin vendas të dronëve..
Ne presim që grupi i parë i dronëve kamikaze të mbërrijë deri në fund të këtij viti”, tha Vuçiç.
Përveç dronëve Vuçiç ka përmendur edhe paisje të tjera ushtarake që i janë vënë në dispozicion forcave të armatosura të Serbisë.
“Mund të shihni gjithashtu tanke të modernizuara që jane absolutisht të pagabueshem, pushkë modulare… Mendojmë se ky është kalibri më i mirë për momentin. E patë se të gjitha objektivat ranë në një distancë prej 400 metrash, gjë që nuk është e lehtë të goditet në këto kushte atmosferike.
Ju keni parë edhe hummer-et e rinj që kemi blerë nga SHBA, keni parë goditjen dhe shkatërrimin e tankut. Më në fund pamë përdorimin e artilerisë sonë raketore”, tha Vuçiç.
Presienti serb solli në vemendje ngjarjet në Ukrainë.
Duke i konsideruar të rëndësishme zhvillimet në lindje të Evropës, ai shtoi se Beogradi po përgatitet ndaj kujtdo që mund të kryejë agresion ndaj Serbisë.
“Ne i ndjekim çdo ditë ngjarjet në Ukrainë dhe këtu e pamë rëndësinë e tyre. Këto janë gjëra të rëndësishme për ne dhe është e rëndësishme që ushtarët të trajnohen me mjete moderne.
Na takon ne të përgatitemi dhe të jemi pengues për këdo që do të donte të kryente agresion ndaj vendit tonë”, tha presidenti.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…