Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha se do të jetë pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila mbahet të premten, duke thënë se kjo pjesëmarrje me rëndësi të madhe për Serbinë.
Ai paralajmëroi edhe vizita e takime, së pari atë me Ambasadorin Amerikan Richard Grenell, pastaj tregoi se do të takohet me Kancelaren Angela Merkel në Berlin, por rëndësinë më të madhe e ndau për vizitën e Sergey Shoygu në Beograd, ministër i mbrojtjes së Rusisë, për të cilin tha se do “të sjellë diçka” pikërisht me 17 shkurt, transmeton Gazeta Metro.
“Me pret së pari takimi me Grenell”, tha Vucic në intervistën për median ruse Sputnik, duke shtuar se në Munih është një agjendë e ngjeshur dhe e rëndësishme pasi “ do të mund të vlerësojmë më mirë hapat e ardhshëm të qeverisë prishtinase, cilët do të jenë hapat e Gjermanëve, Amerikanëve dhe të gjithë të tjerëve në bashkësinë ndërkombëtare” tha Vucic.
Ai shtoi se takimi me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, është përcaktuar për në muajin mars por nuk mund ta komunikoj ende.
Vuci tha për Grenell se është një “njeri me energji të madh, me ambicie e entuziazëm të posaçëm”.
“E çfarë do të ndodhë në podium, do ta shohim, me siguri që në panelin e përbashkët në Munih në të cilin marr pjesë, do të jetë i pranishëm edhe Kurti, e do ta shohim se çfarë atmosfere do të jetë e si do të duket. Nuk mendoj se mediat do të kenë qasje, por mendoj se vet do të mund të vlerësoj se në çfarë drejtimi do të mund të rrjedhin bisedimet” tha Vucic.
Vucic paralajmëroi se me 17 shkurt nuk mund të qëndroj në Munih pasi i duhet të kthehet në Beograd pasi për vizitë të Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Federatës Ruse, Sergey Shoygu, që sipas Vucic do të sjellë diçka por do të ja lë atij ta thotë.
“Unë do të qëndroja për mbledhjen e donatorëve për Shqipërinë, por nuk munden e kështu do të shkoj Anan Brnabic e unë kthehem ta pres Sergey Shoygu për drekë me 17 shkurt…e pastaj me 24 mars e presim Sergey Lavrov. Ne me Rusinë kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe vazhdojmë të i zhvillojmë. Sergey Shoygu është njëri prej miqve tonë të vërtetë, e të vjetër që e kupton mirë pozitën tonë. Fjalë pak, e jo gjatë, por e kupton shumë mirë kupton të gjitha dhe ai është njeriu që më ka thënë: “Mirë e ke bërë këtë, mirë që rreth këtij armatimi ke vepruar si duhet, me këtë Serbia është më e sigurt’. Gjithsesi, ai e di se ne jemi më të dobët, e të pafuqishëm në krahasim me Rusinë, por kur ne na e thotë një Sergey Shoygu, për ne ka shumë domethënie” tha Vucic.