Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën për hekurudhat e autostradat tha se për zhvillimin ekonomik do të bisedojnë dhe është mirë të bisedojnë për të zbutur tensionet por çështje politike do të flasin vetëm kur të hiqet taksa.
“Ne mund të bisedojmë për çështje të zhvillimit ekonomik, s’ka probleme për këtë, por nuk do të flasim për çështjen e statusit deri sa të mos hiqen taksat. Kjo qëndron dhe presim që taksa të hiqet” tha Vucic në Munih.
Ai shtoi se është qesharake për të që në shekullin 21 të flitet për taksa, pasi që duhet të ketë tregti të lirë, kur theksoi se pret që problemi të zgjidhet.
Vucic u tregua indiferent kur u pyet për pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në panelin e diskutimit për Ballkanin sot në orën 1700 e tha se ai do të jetë prezent e për këtë duhen pyetur kosovarët e shtoi se duhen ulur pritjet për takime të tilla si ky i paditës së të premtes në Konferencën e Sigurisë në Gjermani.
“Nuk e di, pyetni ata. Unë do të jem në takim në orën pesë. Nuk duhet pritur shumë nga takimi sotëm. Nëse mund të ulim tensionet pak tensionet, kjo gjithmonë është mirë dhe këto janë hapa konkretë. Ne do të punojmë shpejt për këtë”.
Vucic u pyet se sa janë të rëndësishme këto marrëveshje ai tha se gjithmonë është më mirë kur bisedohet sesa kur mungon dialogu. Ai përmendi jo pa ironi se qysh para gjashtë viteve ishte folur për hekurudha e autostrada me Kancelaren gjermane Merkel.
Vucic u nxit nga gazetarët që të komentoj edhe për kërcënimet që Ramush Haradinaj i bëri Albin Kurtit, nëse ky i fundit e heq taksën prej 100 për qind në mallrat serbe, ku ky u përgjigj shkurt: “Çka ma ndien mua”.