POLITIKE

Vuçiç përplaset me gazetarët para syve të Von der Leyenit: Nuk do të vendosni ju nëse ne do të gërmojmë apo jo për litium!

Beograd- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur sot në Beograd, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe gjatë konferencës për shtyp ka ndodhur një skenë interesante. Teksa Vuçiç po fliste, “nuk do të mihni” është dëgjuar nga pjesa ku kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e mediave, pas së cilës ka reaguar furishëm Vuçiç.

Vuçiç u shpreh më pas se do të vazhdojnë rrugën drejt evropës dhe do të përpiqen të ruajnë miqësitë. Vuçiç me tone të ashpra tha se nuk ka dy rrëfime, por vetë një rrëfim, dje dhe sot. Më tej presidenti serb iu drejtua gazetarëve duke u thënë se nuk janë ata që do të vendosin nëse do të gërmojnë apo jo për litium, por këtë do të vendosin qytetarët e Serbisë dhe ekspertët në këtë vend.

“Deshët të thoni diçka. Për fat të keq, madje edhe e dëgjova çfarë thatë. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë drejt Evropës dhe do të përpiqemi të ruajmë miqësitë tona. Siç mund ta shihni, unë nuk kam dy rrëfime; kam një rrëfim, dje dhe sot. Sa i përket komenteve tuaja, shumë primitive. Ja, unë do t’ju them: ju nuk do të vendosni nëse ne do të gërmojmë apo jo për litium. Për këtë do të vendosin qytetarët e Serbisë dhe ekspertët në këtë vend. Sa për komentin tjetër që thatë, ai flet vetëm për mungesën tuaj të edukatës dhe kulturës, por çfarë të bëj. Kam tashmë tre fëmijë dhe mbaj katër, prandaj duhet të kujdesem për sjelljen e tyre. Juve, që jeni pak më të rinj se unë, zor se do mund t’jua shpjegoj”, tha ai.

Në këtë konferencë, për çështjen e gërmimit të litiumit u shpreh edhe Ursula von der Leyen. Duke folur për materialet, ajo tha se mund të jetë e sigurt që BE-ja do të respektojë dhe mbrojë natyrën e mrekullueshme të Serbisë dhe do të bashkëpunojë me komunitetet lokale. Gjithashtu von der Leyen është në një turne ballkanik, ku gjatë ditës së nesërme pritet të vizitojë Kosovën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago