KRYESORE

Osmani kërkon ndëshkimin e “satelitit të Rusisë -Serbisë” dhe heqjen e masave ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është koha që BE-ja ti heqë masat ndaj Kosovës dhe të tregojë ashpërsinë e njëjtë sikurse me Rusinë, me satelitin e saj, Serbinë.

Osmani këtë kërkesë e paraqiti karshi presidentes së Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët për media.

Presidentja ka theksuar se Kosova po punon shumë në përafrimin e politikave të saj me të BE-së.

“Pres me padurim që të vazhdojmë bashkëpunim që e kemi ndërtuar gjatë viteve. Vizita vjen pas disa ditë pas miratimit agjendës së reformave për Kosovën. Ky është një lajm i mirë dhe këta hapa shërbejnë si një motiv shtesë për të punuar më shumë për BE. Agjenda është fokusuar në pesë forma, dhe parashikohet që se deri në fund të viti 2027 Kosova të përfitoj 882 milion euro. Kosova do të jetë përfituesja më e madhe nga kjo paketë për kokë banori”.

“Është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës të hiqen. Përveç se të pa drejta këto masa po dëmtojnë qytetar e Kosovës dhe po dëmtojnë edhe procesin e dialogut. Heqja e masave është reflektim i nevoja të qytetarëve, biznese dhe plotësim i parakushteve që BE i kishte vendosur ndaj këtyre masave”./EO/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago