POLITIKE

Vuçiç: Serbëve po u bëhet presion që t’i pranojnë targat RKS, Evropa po hesht

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftimet.

Vuçiç tha se serbëve “do t’u bëhet presion që të pranojnë targat RKS”.

“Na dhanë afat deri më 31 shtator dhe planifikojnë sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës deri më 1 tetor. Qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se janë përkrahur nga përfaqësuesit e QUINT-it”, tha Vuçiç gjatë një konference për media, duke shtuar se “mendoj se kjo është konferenca më e mprehtë që kam mbajtur”.

Gjithashtu, ai potencoi se serbët kanë përmbushur gjithçka nga marrëveshja e Brukselit dhe nuk kanë bërë asgjë, ndërsa “Evropa hesht për këtë”.

Tutje, kreu i shtetit serb theksoi se populli serb ka vite që vuan nga gënjeshtrat e përfaqësuesve e vendeve të QUINT-it ashtu edhe nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, duke shtuar se ata “mendojnë se janë shumë të zgjuar”.

“Ne kemi m10 vjet që përpiqemi të arrijmë një kompromis dhe ata thjesht kërkojnë të na poshtërojnë dhe të dëbojnë njerëzit tanë. Përgjigja jonë do të jetë e matur, por vdekjeprurëse dhe e vërtetë”.

Por, ai ka theksuar se “ne nuk do të ndërmarrim asnjë veprim ushtarak”, por u kërkojmë atyre që të mos përpiqen të kapin pronat dhe të dëbojnë njerëzit tanë. Kanë kohë të mjaftueshme për të menduar deri më 30 shtator”.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen 85-të, të enjten e 29 qershorit ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa “RKS” për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Sipas këtij vendimi regjistrimi do të fillojë në fillim të gushtit dhe do të zgjasë deri më 31 shtator.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

4 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

7 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago