US President Joe Biden waits for the start of a round table meeting at a NATO summit in Madrid, on June 29, 2022. (Photo by Susan Walsh / POOL / AFP) (Photo by SUSAN WALSH/POOL/AFP via Getty Images)
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të mërkurën se SHBA po rrit praninë e saj ushtarake në Evropë në planin afatgjatë, për të rritur sigurinë rajonale pas pushtimit rus të Ukrainës.
Në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Madrid, në samitin e liderëve të Aleancës, ai tha se “NATO është e fortë dhe e bashkuar” dhe se hapat që do të ndërmerren gjatë takimit “do të rrisin më tej forcën tonë të përbashkët”.
Biden hapi pjesëmarrjen e tij në samit duke njoftuar se Shtetet e Bashkuara po krijojnë një seli të përhershme në Poloni, duke dërguar dy skuadrone shtesë të avionëve luftarakë F-35 në Britaninë e Madhe dhe se do të dërgojnë më shumë mbrojtje ajrore në Gjermani dhe Itali, raporton AP.
“Sot, unë njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të përmirësojnë pozicionin e forcave tona në Evropë dhe do t’i përgjigjen mjedisit të ndryshueshëm të sigurisë, si dhe do të forcojnë sigurinë tonë kolektive”, tha presidenti amerikan.
Stoltenberg, i cili tha më herët të mërkurën se Aleanca po përballej me sfidën e saj më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, përshëndeti njoftimin e Biden.
“Kjo tregon lidershipin tuaj të vendosur dhe forcën në marrëdhëniet transatlantike,” tha lideri i NATO-s, duke falënderuar Biden për “mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën”.
Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin përgjithmonë selinë e komandës së Korpusit të 5-të të ushtrisë amerikane në Poloni, një veprim që sipas tij do të forcojë ndërveprimin midis SHBA-së dhe NATO-s në krahun lindor të Aleancës.
Masa shënon dislokimin e parë të përhershëm të forcave të SHBA në skajin lindor të NATO-s.
Biden shtoi se SHBA-të po rritin gjithashtu dislokimin e trupave me rotacion në rajonin e Balltikut.
Pas mbërritjes në samit të martën, Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të stacionojnë dy destrojerë shtesë në bazën e tyre detare në Rota, Spanjë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të destrojerëve në gjashtë.
Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë më shumë se 100,000 anëtarë të vendosur në të gjithë Evropën, rreth 20,000 më shumë se katër muaj para pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…