Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shpërthen ashpër kundër Malit të Zi, ndërsa gjendej në Tivat për samitin e Bërdo Brijunit.
Ai refuzoi që Serbia t’i ketë marrë Malit të Zi 14 për qind të territorit, ndërsa tha se Beogradi lejoi ndarjen e Podgoricës në vitin 2006. “Ne nuk prisnim vetëm që ju ta njihni pavarësinë e Kosovës”, nënvizoi Vuçiç.
Ai shtoi se Serbia nuk do ta shkatërrojë kurrë Malin e Zi, por nuk do të lejojë siç pohoi presidenti serb, që të grushtohet gjithmonë si një thes boksi.
Vuçiç u irritua kur një gazetar i përmendi “Kosovën Republikë”, duke u përgjigjur se sipas ligjit ndërkombëtar dhe rezolutës 12 44, ai shtet nuk ekziston.
“Është njësoj si të ju flas unë ju për Republikën e Gucisë”, tha mes tjerash presidenti duke pretenduar se Mal i Zi po mbështet lëvizjet separatist në Serbi.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…