POLITIKE

Vuçiq detyroi serbët e Kosovës t’i shkojnë në tubimin e sotëm, kuotën në pjesëmarrje duhet ta plotësojë secila komunë në veri

Serbët e Kosovës janë nisur dje dhe sot në mëngjes nga Mitrovica e Veriut, Graçanica, Leposaviqi, Zubin Potoku, Shtërpca  për në Beograd me ftesë (dhe me detyrim) të liderit serb, Aleksandar Vuçiq të marrin pjesë në kundër-protestën e organizuar nga ai ndaj protestave të dhjetëra mijëra qytetarëve që po protestojnë ditë me radhë kundër despotizimit të tij në Serbi.

Sipas informacioneve të Radios Evropa e Lirë në gjuhën serbe, kuota e njerëzve që do të vijnë në këtë miting të premten duhet të plotësohet nga secila prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Këtë informacion e ka konfirmuar një mësuese e një shkolle fillore në Mitrovicën e Veriut, por me kusht që të mos zbulohet identiteti i saj. Ajo thotë se ka qenë në listën sipas së cilës duhet të udhëtojë për në Beograd të premten dhe transporti do të jetë i organizuar dhe pa pagesë.

“Na thanë se duhet të largohen 50 punonjës nga shkolla jonë, e kam kuptuar si obligim pune, nuk na ka kërcënuar askush, jemi marrë vesh mes vete, transporti është i organizuar, por nuk e dimë ende se kur do të nisemi”.

Situata është pothuajse identike në zonat e tjera serbe në jug dhe në veri të Ibrit me të punësuarit në institucionet arsimore dhe shëndetësore, raporton REL.

Këto dy institucione në komunitetet serbe në Kosovë punojnë në sistemin serb dhe financohen nga buxheti i Serbisë. Përveç pagës së rregullt mujore, këta punëtorë marrin edhe të ashtuquajturën shtojcë të Kosovës, gjegjësisht 50 për qind shtesë të pagës bazë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

9 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

13 orë ago