POLITIKE

Vuçiq dinte më herët për aktakuzën ndaj Thaçit, para tre ditësh paralajmëroi se do ndodhnin gjëra me “rëndësi të veçantë”

Nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këshilltari i tij për siguri kombëtare dhe emisari i tij për dialogun Kosovë-Serbi nuk ishin në dijeni të lëvizjes që do ta bënte Zyra e Prokurorit të Specializuar me atë “njoftim” që pamundësoi shkuarjen e presidentit Hashim Thaçi në Uashington, të paktën dy liderë të tjerë duket se kishin shumë më tepër informacione.

Pas takimit më 23 qershor të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Vuçiq duke folur për dialogun dhe takimin me delegacionin kosovar në Uashington kishte paralajmëruar se gjëra të rëndësishme dhe të rëndësisë së veçantë do të ndodhnin.

“Gjëra të rëndësishme do të ndodhin. I bisedova me Presidentin Putin, por nuk dua t’i bëj publike, sepse janë të rëndësisë së veçantë”, tha Vuçiq para tre ditësh.

Rusia si një aleate e vjetër e Serbisë ka theksuar disa herë se do të mbështesë çdo zgjidhje që është e pranueshme për Beogradin dhe që do të merrte bekimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vizita e presidentit serb në Moskë ndodhi në prag të takimit të planifikuar për t’u mbajtur më 27 qershor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Më 24 qershor, në ditën kur presidenti Thaçi ishte nisur drejt SHBA-së, Zyra e Prokurorit të Specializuar bëri publik një njoftim ku me një gjuhë politike dhe aspak zyrtare tregoi se ka dorëzuar para dy muajsh aktakuzë kundër Thaçit dhe Veselit.

Kjo aktakuzë ende nuk është e konfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake, i cili i ka edhe rreth katër muaj kohë, prandaj edhe publikimi i këtij njoftimi pa u konfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake ishte jashtë çdo etike profesionale.

Në këtë njoftim paragjykohej edhe fajësia e dy ish-udhëheqësve të UÇK-së, që emrat u ishin bërë publik në mënyrë selektive dhe kjo ishte shkelje e të drejtave fondamentale dhe shkelje e Kushtetutës së Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago