Në intervistën dhënë televizionit publik serb, RTS, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për detajet e bisedës që ka pasur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Vuçiq tha se me Putinin kanë folur për pothuajse të gjitha temat duke filluar nga ajo e gazit.
“Ne folëm për të gjitha, për gazin, naftën, nuk do të pranoj që ta quajnë Hitler, se ai është i çmendur, ai nuk është as histerik, as i çmendur, ai foli shumë i qetë dhe ishte racional, gjatë bisedës telefonike që zhvillova me të”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, Putin ka dashur ta informojë për ngjarjet në Ukrainë, për ngjarjet në Bucha.
“Ai tha se gjithçka po shkonte sipas planeve të tij. Unë i thashë se nuk duhej të më informonte për këtë sepse ne jemi një vend i vogël dhe duhet të përpiqemi ta shpëtojmë vendin tonë nga gjithçka. Ai më tha “ti e di që Serbia është një vend i veçantë për mua” dhe shtoi se ai njofton edhe shtetet me të vogla për atë që po ndodhë dhe madje edhe përmendi edhe emrin e një prej këtyre shteteve. Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë”, tha Vuçiq.
Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…
Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…
“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…
Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…
Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…