FOTO&VIDEO

Publikohet videoja që tregon ushtarët ukrainas duke qëlluar të burgosurin rus të luftës

Ushtarë që po luftojnë për Ukrainën janë shfaqur duke qëlluar një të burgosur rus të luftës jashtë një fshati të Kievit në një video të publikuar, raportoi The Guardian të premten.

Pamjet fillimisht u shpërndanë në Telegram. Neë York Times më pas raportoi se e ka verifikuar videon dhe BBC-ja raportoi se ka konfirmuar lokacionin në veri të qytetit Dmytrivka dhe ka gjetur imazhe satelitore që tregonin trupa në tokë.

Në video, të paktën tre burra, përfshirë një me plagë në kokë dhe duart e lidhura pas shpinës, mund të shihen që shtrihen të vdekur afër një burri të katërt i cili frymon rëndë me një xhaketë që i mbulon kokën.

“Ai është ende gjallë. Filmojini këta grabitës. Shiko, ai është ende gjallë. Ai po gulçon”, dëgjohet të thotë një burrë në video rusisht.

Një ushtar më pas e qëllon atë në kokë dy herë. Ai vazhdon të lëvizë, kështu që ushtari e qëllon sërish dhe më pas ai ndalon. Ushtari dëgjohet më pas: “Lavdi Ukrainës”, dhe një tjetër që vazhdon: “Lavdi heronjve”.

Ushtarët e gjallë në video kanë të veshur ngjyrat ukrainase në krah, të kaltrën dhe të verdhën, kurse burrat në tokë kanë shami të bardha, ngjyra e trupave ruse.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë të enjten se ka dijeni për videon dhe se do ta hetojë.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

6 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

7 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago