POLITIKE

Vuçiq injoron NATO’n e BE’në: Krenohet me helikopterët që dërgoi Putin, i prezanton para serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, mori çka deshi dhe e vjeli mirë skandalin me spiunin rus që po korruptonte spiunët e tij. Aq sa Vladimir Putin i dorëzoi para kohe 4 helikopterët luftarak Mi-35 të blerë nga prodhuesi rus ‘Rostvertol’. Ai sot me gjithë mediat serbe e vizitoi bazën ushtarake në Batajnica ku u prezantuan e gjithë skuadronet e helikopterëve të rinj të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

Prezantimi i helikopterëve Mi-35, H-145M dhe Mi-17 filloi në orën 10 në aeroportin “Kolonel Milenko Pavlovic” në Batajnica.

Rusia i kishte dorëzuar helikopterët e rinj Mi-35 dy ditë para takimit Putin e Vucic në Sochi, takim ku iu konfirmua ‘miqësia e vjetër’ që s’mund ta ‘prishë askush’, siç kanë qejf të e paraqesin para publikut. Këta helikopterë do të duhej të dorëzoheshin në tremujorin e parë të 2020’s sipas marrëveshjes. Përveç helikopterëve marrëveshja parashihte edhe trajnimin e pilotëve dhe personelit mirëmbajtës të logjistikës trasnmeton Gazeta Metro.

Kompania ruse e prodhimit të armatimit “Rostvertol” nga qyteti Rostov në Don është prodhuesi i helikopterëve. Ky model është vazhdimësi e modelit sovjetik të helikopterit sulmues Mi-24VM (Krokodili) dhe është konceptuar si helikopter sulmues luftarak kundër-tankesh.

Kapacitetet e tij luftarake bazohen më shumë armatimin e shumtë dhe shpejtësinë më shumë se në aftësinë manovruese. Mi-35 arrin shpejtësinë maksimale prej 310km/orë dhe lartësinë maksimale operuese prej 5400 metrash, si dhe gjatësinë e fluturimit prej 460 km, me rezervuar shtesë të derivateve kjo largësi shtohet deri në 1085 km trasnmeton Gazeta Metro.

Mi-35M ka teknologjinë më të fundit të aeronautikës dhe sistemit të drejtimit të zjarrit, si dhe sisteme mbrojtje që sigurojnë përdorimin luftarak të helikopterit në kushte të mesme e të komplikuara meteorologjike, ditën dhe natën.

James Appathurai, ndihmësi i zëvendësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s kishte bërë me dije se këmbëngulja e Serbisë të paraqesë Rusinë si partnerin më të madh ushtarak nuk është e saktë, është pikërisht NATO. Ai kishte shtuar do të ishte korrekte sikur pushteti dhe mediat serbe të njoftojnë opinionin publik serb për këtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago