POLITIKE

Vuçiq jep detaje për incidentin në presidencë pasi e ftoi për duel Jeremiqin

Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka komentuar incidentin që ka pasur dje me liderin e Partisë Popullore Vuk Jeremiq dhe ekipin e tij në ambientet e presidencës.

Vuçiq tha se Jeremic dhe ekipi i tij se kanë konfrontuar fizikisht por vetëm kanë bërtitur dhe fyer.

“Ata e kanë akuzuar kryeministren, dhe unë reagova dhe ju thashë ejani tek unë. Të pesë personat më fyen dhe bërtitën, unë isha vetëm. S’mund të kesh energji sa pesë persona. Nuk më kanë rrezikuar fizikisht, çfarë bënë ishte një performancë politike”, tha Vuçiq, shkruan Novosti, transmeton Gazeta Express.

“Nëse vijnë prapë, unë sërish do të ju dal përballë, atyre u konvenon që të bëjnë paraqitje të tilla kurse unë i humba 10 minuta të kohës së vlefshme”, tha ai.

Jeremic bashkë me Vladimir Gajic, Miroslav Aleksic dhe Borislav Novakovic janë shfaqur dje përpara presidencës së Serbisë, pas ftesës që Vucic ua kishte bërë atyre duke iu thënë “të vinte dhe të përpiqen të më linçojnë, do të merrem vetë më të gjithë”

Përfaqësuesit e partisë së Jeremicit kanë deklaruar për media se tek ndërtesa e presidencës kishin shkuar për të pyetur Vucicin nëse është normale që ai të ftojë qytetarët e Serbisë për të luftuar me ta.

“Ne të gjithë erdhëm dhe ai tha se do ta luftonte. Borivojë Borovic aktualisht është jashtë vendit. Të katërt erdhëm për t’i thënë presidentit të mos ketë frik. Ai na ftoi dhe ne erdhëm të kërkojmë që ai të në pres, për të parë se çfarë kishte për të thënë”, ka deklaruar Jeremic, para se të hynte në presidencë.

Pas disa minutash në ndërtesën e Presidencës, përfaqësuesit e Partisë Popullore iu drejtuan përsëri medias. Jeremic tha se Vuçiç zbriti poshtë dhe ishte dukshëm i zemëruar.

“Presidenti zbriti dhe po dridhej i tëri. Ishte e pakëndshme për sigurimin. Filloi të bërtiste, duke thënë “hajdeni më rrihni”. Por në ato momente ai ishte i siguruar nga truprojat e tij. E ftova të dilte jashtë por s’guxoi.. Ai na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se jam një hajdut”, ka treguar Jeremic.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

37 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago