Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ripërsëriti se BE-ja nuk ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se do të votonte pro në një referendum paqësor e demokratik për t’u bashkuar me Shqipërinë.
Vuçiq tha se ndërkombëtarët do t’i thonin Serbisë se nuk po e harron të kaluarën në rast se do të kërkonte bashkim me Republika Srpskan.
“Imagjinoni që njëri prej nesh tha që Republika Srpska dhe Serbia duhet të bashkohen. Pyetja ime është a e dini se sa do të reagonin. Ata do të reagonin menjëherë. Pra, të njëjtën gjë do të na e shpjegonin për një sekondë se ne jemi njerëzit e së kaluarës dhe se ne jemi barra e Ballkanit për të sjellë kriza dhe gjithçka tjetër”, tha Vuçiq.
Presidenti serb tha se kjo deklaratë e ka bindur se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por ai ka shtuar se është e rëndësishme që “ta dëgjojmë njëri-tjetrin edhe kur mendojmë ndryshe”.
“Kur filluam dialogun, të gjithë patën mundësinë, si sot, ta shprehin mendimin e tyre. Unë e di që nuk ishim ‘engjëj të bardhë’, por mendoj se një faktor i jashtëm ishte kyç për shkatërrimin e Jugosllavisë”, tha Vuçiq për TV Pink.
Vuçiq tha se e kupton se Serbia humbi në Kosovë gjatë viteve 1961-1991.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…