POLITIKE

Vuçiq: Kurrë, askush nuk na ka ofruar korrigjim kufijsh apo ndarje të Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se askush dhe asnjëherë nuk i ka ofruar korrigjim të kufirit, ose ndarjen e Kosovës, sepse Kosova për vendet e BE dhe për Shtetet e Bashkuara është e pavarur.

“Njerëzve u vjen më lehtë të thonë se jemi kundër ndarjes, apo korrigjimit të kufirit, kurse unë pyes: Kush na ka ofruar këtë? Askush kurrë nuk na e ka ofruar këtë, për fat të keq, sepse, sipas tyre, Kosova është e sovrane dhe e pavarur. Dhe pikë”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb “TV Prva”.

Ai tha se “ajo që ne serbët e perceptojmë vetën si një fuqi botërore dhe mendojmë se mund të bëjmë shumë më tepër se kaq, tregon se sa jemi në dijeni të pozicioneve tona, situatës dhe gjithçka që ka ndodh dhe se ne nuk jemi të vetëm në botë dhe se sa nuk e kuptojmë se çfarë ka ndodhur më 1999, 2004 dhe 2008”, përcjell Telegrafi.

“Kemi arritur të ngrisim reputacionin tonë në botë dhe të rikthejmë çështjen e Kosovës, e cila kishte përfunduar për shumicën e botës, por mos jini optimistë dhe të mendoni se gjasat tona janë shumë të mëdha. Ne, mbi të gjitha, duhet të mbrojmë popullin tonë, sigurinë e tyre, të financojmë arsimin, shëndetësinë, pensionet dhe të ndihmojmë edhe kur na vendosin sanksion (tarifat prej 100 për qind). Siç tha Goran Rakiq, këto nuk janë vetëm sanksione, por një embargo totale për mallra dhe brenda 48 orëve t’i furnizojmë, siç edhe kemi bërë dhe të gjejmë mënyrën se si ta bëjmë këtë”, tha Vuçiq.

Duke folur për takimin me të dërguarin amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas të cilit ai vetë e bëri shënimin zyrtar nga takimi, Vuçiq tha se ai po bën përpjekje që të mos rrezikojë pozicionin e Serbisë dhe se mund të flasë me të gjithë në botë, prandaj kjo është arsyeja pse unë e bëra shënim zyrtar, i cili që do t’i mbetet presidentin të ardhshëm të Serbisë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

39 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago