POLITIKE

Vuçiq: Kurtit i thash se je si Hegeli, “di gjithçka”, s’mund të ketë dy dialogje me Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka kryer një intervistë të gjatë me prestigjiozen “Foreign Policy”, ku ka folur kryesisht për takimin e fundit në Shtëpinë e Bardhë me përfaqësuesit e lartë amerikanë dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, informon botasot.info.

I pyetur në lidhje me hapat e radhës në bisedimet me Kosovës, Vuçiq shpreson që të largohet tarifa, dhe “në fakt kjo do largohet, për shkak të presionit amerikan. Përndryshe ajo kurrë nuk do largohej.”

Por me largimin e tarifave, Vuçiq nuk la të kuptohet se do pezullojë diplomacinë e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se “gjërat duhet të shkojnë ashtu siç ishte para se të vendosej tarifa.” Megjithatë në vend të një konflikti të ngrirë, është mirë të vijojë dialogu dhe të gjejmë një “fitore të vogël për të dyja palët”.

Në lidhje me kyçjen e Evropës në dialog, Vuçiq tha se është e rëndësishme, por në fakt nuk mund të kemi dy dialogje me Thaçin, “një në Uashington dhe një në Bruksel”.

Related Post

Kurtit i thash se është si Hegeli

Më tutje Vuciq është ndalë edhe te kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin është takuar publikisht në Mynih.

“Kurti deshte të flasë jo vetëm kundër meje, por edhe kundër Thaçit. Unë i thash, “OKAY, ti je Hegeli, filozofi më i madh i botës. Ti di gjithçka.” Dhe këtu përfundoi tregimi. Asgjë e mirë, racionale, dhe asgjë shpresëdhënëse për procesin,” tha ai, përcjell botasot.info.

Në fund Vuçiq u akuzua për shkeljen e fjalës së lirë, që ai e kundërshtoi katërcipërisht, por edhe për akuzat që Serbia bashkëpunon me Rusinë dhe Kinën. Por, Vuçiq tha se për të mos blerë armë ruse, atëherë duhet që SHBA, Britania dhe Franca të na shesin armë pa kushte. Gjithashtu ai bëri me dije se rruga e Serbisë në BE është e pakthyeshme dhe se 40 për qind e shkëmbimeve tregtare të vendit të tij bëhen me Gjermaninë (paramendo me BE!).

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Trump mesazh Iranit: Sulmet tjera do të jenë më brutale, bëj marrëveshje para se të jetë vonë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë pas sulmeve masive të…

1 orë ago

Izraeli ndërtoi një bazë sekrete pranë Teheranit dhe çaktivizoi mbrojtjen ajrore të Iranit nga brenda

Anëtarët e agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad kryen një sërë operacionesh të fshehta në territorin…

1 orë ago

Izraeli sulmon Iranin, Trump fajëson Teheranin: U dhashë disa mundësi për marrëveshje – thjesht refuzuan

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit – ku raportohet…

2 orë ago

Izraeli nuk ndalet, ofensivë të re sulmesh, raketat godasin aeroportin

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një tjetër pikë kritike, pasi Izraeli ka ndërmarrë…

2 orë ago

Lajmërohet Ayatollahu, zotohet për hakmarrje: Përgjigja jonë do të jetë vdekjeprurës

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, ka thënë se Izraeli do të marrë një “ndëshkim…

3 orë ago

Operativët e “Mossadit” kishin hyrë brenda territorit të Iranit: Dalin pamjet

Zyrtarët izraelitë të sigurisë kanë thënë se agjencia e spiunazhit, Mossad, ka kontrabanduar armë në…

3 orë ago