Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe Rifat Gashi, polic hetues në departamentin e krimeve të rënda, të mërkurën, janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të dëshmuar për rastin e njohur si ”Veteranët”. Haradinaj dëshmoi në cilësinë e ish-Komandantit të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.
Në cilësinë e ish-Komandantit të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dëshmuar në gjykimin e rastit të njohur si ”Veteranët”.
Avokati i Shkumbin Demaliajt, Arianit Koci, e pyeti Haradinajn për lidhjen e tij me këtë të fundit dhe kërkesat që kishte si komandant zone në atë kohë, e Haradinaj me këtë rast tha se Demaliaj është një person i ndershëm madje ka edhe një vëlla dëshmor.
“Shkumbin Demaliaj ka një vëlla të rënë dëshmorë. Babo po se po, por e gjithë familja e tij ka qenë në UÇK”, ka deklaruar Haradinaj para gjykatës.
Kurse dëshmitari i dytë, Rifat Gashi, policë hetues në departamentin e krimeve të rënda Prishtinë, deklaroi se me urdhër të prokurorit janë bastisur zyrat e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës, akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.
Ata akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…